Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar Partinë Socialiste për kallëzimin në SPAK ndaj deputetes së PD, Elda Hoti, e cila disa javë më parë hodhi aromatizues në Kuvend. 

“Sa lekë u shpenzua nga SPAK për ekspertizën”, u shpreh Bardhi në Komisionin e Çështjeve Ligjore, ku ishte i pranishëm prokurori i posaçëm Alfred Shehu. 

“E nuhati Ulsi që ishte ulur aty para, Igli Hasani, desh i vrau Elda me erë të keqe”, ironizoi demokrati, duke shtuar se aromatizuesi që u hodh në seancën plenare shitet në çdo market. 

“Sa lekë bëri ekspertiza e aromatizuesit të Elda Hotit se janë shumë kurioz? Sa lekë shpenzuat si SPAK për t’i bërë analizat një gjëje që kishte tmerruar, Pandi ti rri se nuk e nuhate, e nuhati Ulsi që ishte ulur aty para, Igli Hasani, desh i vrau Elda me erë të keqe. 

Jam shumë kurioz, prokurorja kur e kishte pyetur i ka thënë: E ke blerë jashtë apo brenda, se po ta kishte blerë jashtë do e çonte për ekspertizë jashtë. Shiten në çdo market, nuk kanë rrezik për vetëflijim e Eldës e para se s’do të kisha lejuar të vetëflijohej një koleg, e aq më tepër të më ishte vrarë Klodi Bushka, do të ishte gjë e rëndë”,-tha Bardhi.