1nëntor 2015 – Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, e ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin “Oktapod”, u shpreh se “Jaguar”ët- janë automjete relativisht të lira dhe mjaft të mira, duke shtuar se binte dakord në këtë pjesë me qeverinë, edhe pse aksioni opozitar e ka cilësuar si skandal blerjen e këtyre automjeteve për zyrtarët.

Bregu deklaroi se qeverinë “Rama” e ka “zënë haku i “Jaguar-it” të saj, i cili gjithashtu u përfol gjatë nga opozita e atëhershme si automjet mjaft i shtrenjtë, citon Panorama.

“Qeverinë Rama e ka zënë haku i “Jaguar-it” tim. Se u morën shumë në atë kohë me atë. Gjithsesi bashkohem në një pikë me qeverinë se ato janë automjete jo të shtrenjta”, ka thënë ajo.

Majlinda Bregu u vu në shënjestër të opozitës së majtë për automjetin e saj “Jaguar”. Opozita e atëhershme e vlerësonte si 60 mijë euro. Por ajo gjithnjë ka thënë se e ka blerë vetëm 6 mijë euro.

/portali DurresLajm/