Deputetja e Partisë Demokratike Klodiana Bakiu ka marrë fjalën në nisje të seancës së sotme për të folur për qëndrimin e ministres së Arsimit Evis Kushi në seancën e shkuar.
Në vijim të fjalës së saj ajo ceku qëndrimin e qeverisë dhe vendimin për mbylljen e kolegjit turk Mehmet Akif.
“Kolegji Mehmet Akif është larguar në fillim të vitit. Është njoftuar për vendndodhjen e tij”, u shpreh ajo.
Në këtë moment ndërhyri kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila i ndërpreu fjalën deputetes. “Kjo nuk është procedurë, jam e detyruar të tërheq fjalën”, u shpreh Nikolla.