Pasi shpërndau në faqen e saj në “Facebook”, shkrimin për vilën e deputetes demokrate Majlinda Bregu, që ‘ndot’ kalanë e Prezës, kolegia e saj demokrate Arbjola Halimi ka reaguar duke bërë një sqarim.
Po në rrjetin social, ajo shkruan se e ka shpërndarë këtë shkrim pa dashje, pasi ishte duke e lexuar vetë dhe nuk kishte qëllim ta publikonte, por thekson se nuk i heq asnjë presje qëndrimit të saj kundër Bregut, duke e quajtur bukëshkelur.
“Sqarim per mediat. Shkrimin e kam shperndarë pa dashje duke e lexuar dhe nuk paraqitet në murin tim. Por, që i kam thënë Bukëshkelur pa sy, e keni në mur. Dy ditë më parë”, shkruan Arbjola Halimi.





