Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, përmes një postimi në Facebook, shkruan se rekordi i radhës i qeverisë Rama shënohet për klasifikimin në krye të varfërisë për Europën.

Sipas saj, kjo renditje e shpall kryeministrin më të dashur për oligarkët e tij e më të urryerin për Shqiptarët.

“Kështu sipas të dhënave nga Statistikat Europiane , veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër në Europë, ku të ardhurat e banorëve janë sa 24% e mesatares së Bashkimit Europian”, shkruan ajo.

“Rajoni i tretë më i varfër i Europës është Jugu i Shqipërisë, me 29.52% të mesatares së Bashkimit Europian”, shton më tej ajo.

Duke iu referuar këtyre shifrave, Çupi vë në dukje se të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfërin e Europës.

“Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në mal të Zi është rreth 40%”, shkruan ajo.