Libri “Koha për politikë”, i ish-deputetes së PD-së, Grida Duma është një nga të shumtët që është prezantuar në panairin e librave dhe ka ngjallur interes shumë të madh lexuesish.

Ish-deputetja ka qenë e pranishme ditën e diel në stendën e saj, ku ka takuar dhjetëra simpatizantë të saj ku dhe u ka dhënë autografe.

Mes njerëzve të shumtë të pranishëm, ajo që ka tërhequr vëmendje është se një nga personat që i ka kërkuar një dedikim në libër është edhe deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti.

Duma sigurisht që ia ka lëshuar edhe dedikimin "kundërshtares" së saj politike.