Deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj ka shpallur dorëheqjen saj nga politika përpara gazetarëve. Kujtojmë se pak ditë më parë edhe deputeti socialist Artan deklaroi dorëheqjen nga politika.

“Jam e sigurtë që do të sjellë një frymë të re. Kisha kënaqësinë të drejtoj seancën. Nuk besoj se do jetë mbledhje e vështirë, gjërat janë të konsultuara. Nuk shoh vështirësi, kam vendosur të mos kandidoj për zgjedhjet e ardhshme se pas 15 vitesh në politikë, njeriu duhet të thotë jo, t’i hap rrugën të rinjve. Kam pasur privilegjin të jem pjesë e PS, natyrisht” tha Valentina Leskaj.