Gjatë seancës parlamentare të zhvilluar një ditë më parë, u betuan 7 deputetët e rinj që do të përfaqësojnë opozitën, nga të dyja partitë: PD e LSI.
Emocionet e betimit, deputetja më e re e Durrësit që përfaqëson LSI-në, i ka ndarë sot me ndjekësit e miqtë e saj në faqen e “Facebook”-ut.
Përtej polemikave, thotë Hyseni, të betohesh se do t’i shërbesh interesave të vendit tënd, është një ndjesi e thellë mirënjohjeje dhe përgjegjësie.
STATUSI I DEPUTETES:
Betimi si Deputete – nje emocion, nje nder, nje angazhim!
Pertej arsyes, teorive o polemikave, qe cdokush mund te bej ne te drejte te tij, te betohesh se do ti sherbesh interesave te vendit tend, perparimit te atdheut dhe mireqenies se popullit shqiptar, eshte nje ndjesi e thelle mirenjohjeje dhe pergjegjsie!
Ju falenderoj per inkurajimin, mbeshtetjen dhe prezencen! Me fat qe ju kam!
Faleminderit Zot!





