Kejdi Mehmetaj ishte politikania që mbajti fjalën e hapjes në Jalë, tek kampi i “USY World Festival 2017”,, duke qenë se është organizatore dhe mbikqyrëse me këtë rast. Nisur nga ky angazhim i politikanes 24-vjeçare të LSI-së, e cila pati fatin të provonte karrigen e deputetes së Kuvendit që në moshën 20-vjeçare, Kejdi është intervistuar edhe nga gazetarët që ndodhen aktualisht në Jug, për të transmetuar gjithçka ndodh atje në këto ditë vere.

E pyetur disa ditë më parë nga gazetari Eni Shehu rreth çështjeve të zemrës, pra nëse ka një të dashur, ajo iu shmang pyetjes, duke thënë se tashmë i është përkushtuar punës, dhe se ka vendosur që jetën private ta lërë jashtë jetës profesionale.

Por në plazhin e Jalës, përveç kampit, Kejdi gjen pak kohë të marrë rreze dhe për të shijuar detin. Ndërkaq, këto foto të shkrepura nga paparaci “tadhtojnë” paksa politikanen e re, pasi ajo ka vendosur ta mbajë jashtë vëmendjes publike jetën e saj private. Kejdi është fotografuar në Jalë, duke iu drejtuar plazhit me një djalë simpatik që flitet se është i dashuri i saj, i cili punon pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Në intervista të ndryshme televizive, Kejdi është treguar e vendosur për karrierën e saj në politikë, edhe pse është e ndërgjegjshme që është një rrugë e vështirë, raporton “Panorama”,