Deputetja e VMRO DPMNE-së, Nevenka Stamenkovska, në ditën e dytë të debatit në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie ndëmjet bashkësive etnike, nënvizoi një sërë mangësish juridike, që sipas saj argumentojnë pse propozim ligji pa të drejtë mban yllin e Bashkimit Evropian.
Sipas Stamenkovsëks, gjuha shqipe edhe ashtu është e aplikueshme e Marrëveshja e Ohrit tashmë është realizuar, ndaj nuk ka aspak nevojë për ta diskutuar propozim ligjin në fjalë.
“Me ndryshimet kushtetuese në vitin 2001, Ligji për përdorimin e gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve në RM-së dhe në njësitë e vetëqeverisjes lokale është miratuar më 4 gusht të vitit 2008 dhe me këtë gjuha shqipe është bërë gjuhë e dytë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, kuptohet në njësitë e vetëqeverisjes lokale ku ka mbi 20%. Sipas meje, tema për përdorimin e gjuhës shqipe tashmë është vendosur në korniza kushtetuese dhe me këtë sipas meje dhe tezave të shumë personave profesionistë duhet të mbyllet edhe tema e Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Nevenka Stamenkovska, VMRO DPMNE.