Kur shumë qytetarë ankohen se janë hequr në mënyrë të padrejtë nga skema e ndihmës ekonomike dhe në Shqipëri kanë nisur protestat kundër qeverisë për varfërinë, për deputeten e PS-së, Elisa Spiropali duket se çdo gjë shkon si mos më mirë.

Në një lajm të publikuar ditën e sotme nga gazeta Panorama, shfaqej Elisa Spiropali duke shkuar seancën e të enjtes në Parlament me një makinë super-luksoze.

Çdokush mund të bëjë një kërkim të thjeshtë në ‘Google’ dhe rezulton se makina e Spiropalit kushton as më shumë e as më pak, por 54 mijë dollarë.

Bëhet fjalë për një “Mercedez-Benz GLA 200”, një makinë luksoze që për aq sa janë rrogat në Shqipëri, duhet shumë vite për ta blerë.

Spiropali ka qenë drejtoreshë e Doganave për dy vjet, ndërsa ajo dha dorëheqjen, pas ardhjes në jetë të vajzës së saj.

Megjithatë angazhimi i saj në PS, nuk u mbyll këtu, pasi në vitin 2017 u zgjodh deputete për herë të parë.