• Ajo ka rrëfyer se e fal namazin çdo mëngjes. 

22 nëntor 2015 – E ftuar në ‘Jo Vetëm Modë’ me Floriana Garon, deputetja Esmeralda Shkjau ka treguar se e fal namazin çdo mëngjes. Ajo ka folur për jetën e saj të përditshme, duke rrëfyer se i zbaton me devotshmëri ritet e fesë islame, e se ka një lidhje shpirtërore me besimin e saj. 30-vjeçarja ka zbuluar se pavarësisht angazhimeve të shumta politike, ajo përpiqet të tregohet sa më e devotshme ndaj Zotit.

‘Jo Vetëm Modë’ e vizitoi deputeten durrsake në shtëpinë e saj, si edhe në ambjentet e zyrës së saj si deputete e PS-së . Ajo foli edhe për rrugën që ka bërë, prej Durrësit në Kuvendin e Shqipërisë. Esmeralda Shkjau ka mbaruar studimet për menaxhim biznesi, dhe fillimisht ka qenë kryetare e FRESSH për qytetin e Durrësit. Pas emërimit të ministrit Beqja, ajo zuri vendin e tij në parlament, në dhjetor të vitit 2013.

/ Portali i Lajmeve DurresLajm/