Deputetja e Durrësit, Edlira Hyseni, përmes një postimi në rrjete sociale ka parashtruar disa nga problematikat kryesore të qytetit bregdetar në këtë fillim sezoni turistik, të shumëpritur nga të gjithë.

Sipas Hysenit, emergjenca e plehrave, trotuaret e shkatërruara, ish-Vollga e betonizuar etj janë dëme që i janë Durrësit nga mendja dhe dora e njeriut.

“Por, kush e urren kaq shume kete qytet..?”,- shtron pyetjen deputetja Hyseni, ndërsa poston edhe disa foto që dëshmojnë shkatërrimin që po i bëhet Durrësit turistik.

Postimi i plotë i deputetes Hyseni:

Durresi ne sezon turistik.. 
Nje emergjence me plehrat anembane qytetit, qe skane qene kurre ne kete gjendje.. trotuare te shkaterruara.. Vollga me miliona leke beton te shemtuar, zevendesoi ate pak gjelberim e kujtime qe kish mbetur per syrin tone.:(
E po flasim per demet qe ben mendja dhe dora e njeriut.. nderkohe qe presim te ringrihemi nga goditja e natyres.. Sa shume rindertime duhen!
Por, kush e urren kaq shume kete qytet..?