Deputetja e Durrësit, Edlira Hyseni, duket se është ndjerë e relaksuar dhe e buzëqeshur sot mes gjelbërimit në kryeqytet.
Dhe kanë qenë pikërisht pemët që ngrihen kryelartë në rrugët tradicionale të Tiranës, që e kanë shtyrë deputeten që për herë të parë në jetën e saj të “tradhtojë” qytetin e saj të lindjes.
Por gjithsesi, duket se “tradhtia” ka zgjatur vetëm pak, sepse statusi i Hysenit mbyllet me fjalët: Por… e plote jam ne qytetin tim
Statusi i plotë i deputetes Hyseni:
Sot, per here te pare ne jete, "tradhetova" Durresin, me Tiranen… dhe u ndjeva ne faj… Ndersa kaloja neper rruget qendrore e tradicionale te saj, me ato pemet e larta qe perkulen plot hijeshi, mendova qe ne fund te fundit kenaqesite tona jane ato te voglat, te perditshmet.. dhe ca gjelberim qe na shoqeron hapat, shpesh mjafton per nje buzeqeshje.:
Por… e plote jam ne qytetin tim.





