Në vijim të turit, “Bashkëqeverisja me njerëzit”, deputetja e qarkut Durrës, znj. Klodiana Spahiu, së bashku me kandidatin për deputet, z. Ledion Lako, zhvilluan një takim me banorët e rajonit numër 6.
Në fjalën e saj, deputetja Spahiu tha se në rajonin numër 6 janë bërë një sërë investimesh nga Bashkia, dhe do të vijojnë edhe në të ardhmen, teksa shprehu bindjen se komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët është mënyra e duhur për të qeverisur në mandatin e ri qeverisës.
“Këtu padyshim që janë bërë investime nga Bashkia, dhe do të vazhdojnë të bëhen dhe në të ardhmen, por unë mendoj dhe shpresoj që bashkëbisedimi ynë me ju dhe një zgjidhje e problemeve tuaja, duke u hasur çdo ditë me problematikat tuaja them që do të jetë mënyra më e mirë, dhe më e duhur për të qeverisur nga shtatori e tutje”, u shpreh znj. Spahiu.
Ndërkohë, banorët e rajonit numër 6 ngritën shqetësimin e tyre përsa i përket shërbimit të marrë nga zyra e Aluiznit në qytetin e Durrësit.





