28 shtator 2015 – Deputetja demokrate Albina Deda ka ofenduar sot ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj duke e quajtur “injorant”. Në Komisionin e Çështjeve Sociale, teksa po diskutohej për mungesën e ilaçeve nëpër qendrat spitalore, deputetja e PD-së ofendoi ministrin madje dhe e ironizoi duke i thënë që nuk arriti dot të ruante as standardet që vendosi Nard Ndoka në këtë ministri.

Pjesë nga debati në Komision:

Beqaj: Nuk ka mungesë ilaçesh në spitale.

Vokshi: Mungojnë 15 ilaçe decizive sot në treg. Në qendra shëndetësore mungojnë shiringat dhe pambuku. A i dini ju këto z. Ministër?

Beqaj: Kjo ishte sjellje e pritshme prej teje si specialiste e ilaçeve firmato.

Vokshi: Vëre në punë Senatoriumin. As nje koronarografi nuk bëhet sot atje. Kam një mesazh që dikush më thotë se ka 3 muaj që nuk merr ilaçin e së ëmës për kancerin.

Beqaj: Kjo historia jote e facebookut është bërë në modë. Si facebooku i Saliut.

Vokshi: S’ta them dot emrin se e heq nga puna. Ju e keni bërë terror dhe diktaturë këtu.

Deda: Mungojnë një sërë ilaçesh..

Beqaj: Nuk mund të dëgjoj broçkullitjet që ke thënë gjithë vitin.

Deda: Injorancë e broçkullitje e kombinuar mirë tek ti. Je strumbullari i gjithë këtyre marrëveshjeve me depot farmaceutike. Pyet se je i vetmi ministër që s’di dhe s’pyet profesorët për vendimet që merr. As modelet që vendosi Nard Ndoka nuk i ruajte dot. Se ti i kapërcen njohuritë e Nardit në shëndetësi.

/portali DurresLajm/