Zonja që shikoni e dëgjoni në këtë video është deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo quhet Majlinda Halilaj, nga Tirana, dhe është gruaja që zëvendësoi në Kuvend Lulzim Bashën pasi ky i fundit vendosi të djegë mandatin e tij dhe gjithë grupit të PD.
Majlinda në fjalën e mbajtur sot në seancën plenare nuk ka mundur dot të lexojë as atë që kishte shkruar. Kjo ishte hera e parë që ajo fliste në Parlament dhe siç mund ta dëgjoni, më shumë ka belbëzuar se sa ka folur.
Deputetja është njëherazi vajza e kryetarit të Partisë Reformatore Demokratike, Skënder Halilaj.
CV-ja e deputetes është shumë e varfër dhe e gjitha konsiston në sa më poshtë:
Emri: Majlinda
Atësia: Skënder
Mbiemri: Halilaj
Datëlindja: 26.12.1977
Vendlindja: Tiranë
Arsimi: I lartë





