2 dhjetor 2014 –  Data e lindjes së një personaliteti dhe lideri kalibri si Ibrahim Rugova nuk mund të kalonte pa u përmendur. E bija e të ndjerit ish-presidentit historik të Kosovës Teuta Rugova, njëherazi dhe deputete e LDK-së, e ka përkujtuar në Facebook 70 vjetorin e lindjes së babait të saj, presidentit Ibrahim Rugova. Ja postimi i saj në Facebook:

“Urime ditëlindjen e 70 babë!

Sot si në çdo ditë tjetër, mungesa per babain sa vjen e theksohet më shumë në jeten time. Jam shumë krenare që jam vajza e një babai siç ishte Presidenti Rugova, që në mesin e të gjitha angazhimeve që kishte, gjithnjë ka gjetur kohë të lirë të kalonte me mua. Nuk mund t'i harroj kurrë këshillat e tij që çdo moment bëhen më të dobishme në jetën time. Dhe falë këtyre këshillave jam kjo që jam sot!

Megjithatë ai nuk ishte vetëm i yni, por i tërë Kosovës. Prandaj, sot ndaj me ju këtë ditë të shënuar që të përkujtojmë veprën dhe obligimin që ne kemi për t'a vazhduar vizionin e tij”.