Deputetja kosovare, Adriana Matoshi, feston sot 42-vjetorin e saj të lindjes.

Aktorja ka marrë urime të shumta nga miqtë e saj të cilat i ka publikuar në “InstaStory”. Por urimi më i veçantë ishte ai i të dashurit të saj, afrikani 19 vite me i vogël, Keith Owen Groeneveld.

Ai ka postuar disa momente gjatë surprizës që i bëri Adrianës në emisonin “Dua të të bëj të lumtur”.

“Gëzuar Ditëlindjen Zemër. Uroj që Zoti  të bekojë shpirtin tënd të bukur dhe shumë vite të tjera. Të dua”,- ishte urimi që bëri Keith për aktoren.

Në profilin e saj Adriana rishpërndau urimin e të dashurit ku mbi të shkroi: I pari dhe i vetmi, të dua Keith.

Deputetja e Kosovës kaloi një periudhë të vështirë disa muaj më parë ku dha lajmin se ishte diagnostifikuar me tumor në kokë dhe se i duhej të kryente operacionin, të cilën Adriana e kaloi me sukses.