Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është bërë nënë për herë të dytë.

Ka qenë vetë Gjylameti e cila ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e parë me të voglin e saj, ku zbulon edhe emrin e veçantë të tij.

“Një tjetër rreze drite ndriçoi mendjet e ngrohu zemrat tona! Mirë se erdhe Kron”, ka shkruar deputetja e PS-së krahas fotos ku shfaqet dora e vogël e djalit  teksa mbahet nga dora e saj.

Ky lajm i bukur për deputeten vjen një vit pas humbi vëllain, Elton Maçolli, në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Kujtojmë se Gjylameti është edhe nëna e një djali 10-vjeçar.