Deputetja e Partisë Socialiste Adelina Rista, përmes një postimi në Facebook, ka sulmuar këshilltarët e LSI-së të cilët kanë braktisur këtë forcë politike për të majtën, me pretekstin se opozita ka bashkëpunuar me Rusinë.

Rista i quan këshilltarët e LSI-së, kameleonë interesaxhinj e burracakë, që sipas saj, qëndrojnë në çdo kohë si këpusha mbi trup të Partisë Socialiste.

STATUSI I PLOTË

Të zhgënjyer???!!! … Tani u qenkeshin hapur sytë???!!! … Po pse zgjedhin Selinë e PS për të bërë publik “zhgënjimin” e tyre, duke lexuar nëpër rreshta që nuk i kanë shkruar vetë???!!!

…. Këta kameleonë interesaxhinj, burracakë, që në cdo kohë i qëndrojnë si këpusha mbi trup PS-së… pse nuk e bëjnë publik qëndrimin e tyre nga zyrat e Partisë së tyre…të largohen prej andej e …. pastaj le të trokasin në derën e PS- së,… të anëtarësohen sipas statutit të kësaj partie… e të japin prova duke punuar në radhët e saj si e gjithë anëtarësia socialiste?!

Eh….socialistët e thjeshtë!… sa keq ndihen kur shohin se duhet të mbajnë mbi shpinë për t’i nxjerrë pa lagur matanë lumit, lloj- lloj kameleonësh që kanë vënë kushtin e radhës… dhe kanë marrë premtimin e radhës… Fenomeni LSI!…… Dhe është i njohur ky fenomen… ndodh sa herë që LSI nuk ka pushtet… #FenomeniLSI#”