Ajo ishte një nga deputetet që e kaloi shtatzëninë në punë, madje në çadër, pasi Partia Demokratike ishte në protestë për muaj me radhë. Nuk mungoi as një batutë e kryeministrit Edi Rama për të dhe atletet në seancën e Kuvendit.

Bëhet fjalë për deputeten e PD-së Jorida Tabaku, e cila 4 muaj më parë u bë nënë me dy vajza binjake. Ajo i ka prezantuar sot për herë të parë vajzat në publik, duke publikuar një foto në Instagram.

Ndonëse nuk duken në fytyrë, Tabaku shfaqet më e lumtur se kurrë me të dyja vajzat në dorë diku pranë detit. Të dyja ngjajnë si dy kukulla në krahët e deputetes që shkruan: “Katër muaj lumturi”.