10 dhjetor 2014 –  Më 8 dhe 9 dhjetor është zhvilluar në Washington Asambleja Parlamentare e Natos. Ish-kryeparlamentarja Topalli ka qenë prezente në këtë takim duke ngritur aty çështje si: prezenca e Natos në Ballkan.  Ndër temat kryesore të këtij takimi ndërkomëtar ka qenë dhe Putinizmi si kërcënim për paqen.
Ja ç’shkruan ajo në rrjetin social Facebook.

“Asambleja Parlamentare e Natos, Forumi Transatlantik i SHBA, Instituti për studimet strategjike i Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes organizoi takimin vjetor ku mora pjesë me delegacionin parlamentar te Natos. Temat kryesore lidheshin me zhvillimet e Aleances transatlantike pas Wales, me strategjine e sigurise, me implikimet strategjike pas krizes se Ukraines, shpreses se zhgenjyer te vendeve Arabe, per Isis dhe kryesisht per Putinizmin si kërcënim për paqen!
Angela Merkel para dy ditesh akuzoi Mosken se po perpiqet qe vendet e Ballkanit Perendimor te varen ekonomikisht dhe politikisht nga Rusia, në mënyrë që të fitojë influencë aty!
I njejti shqetesim u ngrit edhe ne kete forum.

Edhe ne kete takim, ashtu si dy jave më parë ngrita nevojen e prezencës më të madhe të Natos në Ballkan!
Sot me shume se kurre shohim se sa e rëndësishme ishte anëtarësimi i Shqipërisë në Nato dhe firmosja e TAP -it nga Berisha per sigurine e vendit nga kercenimet e mundshme të kohës !
Ne takim pervec parlamentareve nga vendet anetare te Natos, përfaqësues te Kongresit Amerikan morën pjese dhe personalitete nga Departamenti Amerikan i Shtetit, politolog, studiues, ambasador etj.
Ky është takimi më i lartë vjetor per çështje strategjike të sigurise dhe të zhvillimeve globale te kesaj natyre”, përfundon Jozefina Topalli fjalën e saj.