Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim situatës në Ballkan, duke paralajmëruar se ne rajon mund te nisë një konflikt i ri, dhe për këtë fajin do ta ketë Bashkimi Europian.
Në artikull theksohet BE me politikën e saj të jashtme është e pabesueshme dhe se nuk ka asnjë plan konkret për rajonin duke i lënë rrugë Rusisë dhe Kinës që të veprojnë.
Fakti që BE nuk po i ofron kurrfarë perspektive vendeve të Ballkanit, ndikon në acarimin e situatës në rajon. Sipas revistës gjermane pasojat për pjesën tjetër të Europës as që mund të merren me mend nëse në Ballkan do të ketë serish përballje të armatosura.
“Edhe nëse lufta duket shumë e largët dhe rajoni është dukur gjithmonë paksa i paqëndrueshëm nga jashtë, ajo që po ndodh atje mund të ketë pasoja dramatike për Europën. Një luftë e re nuk është afër, por ngjarjet janë kërcënuese: Në Bosnje-Hercegovinë, udhëheqësi serb Milorad Dodik kërkon të thyejë rendin e pasluftës së Dejtonit që ka qenë në fuqi për tre dekada dhe de facto të ndajë pjesën serbe të vendit; Tensione të konsiderueshme ka edhe mes Serbisë dhe Kosovës”. Cila është drama: BE-ja praktikisht mungon në rajon, nuk bën asgjë, nuk ka plan, nuk ka politikë. Kjo do të bëjë që të ndëshkohet. Para së gjithash, politika e jashtme e BE -së është plotësisht e pabesueshme nëse mund të arrijë diçka në Ballkan dhe në vend të kësaj lejon Rusinë ose Kinën të veprojnë atje. Fakti që BE-ja nuk u ofron këtyre vendeve asnjë perspektivë po kontribuon në ndezjen e situatave të tilla. Dhe së dyti, pasojat për pjesën tjetër të Evropës është e pakonceptueshme nëse atje do të ndodhnin përsëri përplasje të armatosura. Kjo nuk përjashtohet aspak”, thuhet në artikull.





