Takimin e rradhës kandidatja e Partisë Socialiste në garën për bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako e ka zhvilluar me banorët e Romanatit, pjesë e njësisë administrative Rrashbull.
Në një status në “Facebook” Sako ka ndarë një video me fjalën e saj në takim dhe ka dhënë detajet për ato çfarë janë diskutuar.
“Me banorët e Romanatit, pjesë e Njësisë Administrative Rrashbull, diskutuam mbi nevojat e këtij komunitetit të cilët kryesisht e kanë të lidhur jetën e tyre të përditshme me sektorin e bujqësisë”, shkruan ndër të tjera kryebashkiakja Sako.
Postimi i plotë:
Dera e Bashkisë së Durrësit ka qënë, është dhe do të jetë e hapur për të gjithë banorët e saj, pavarësisht ku ata jetojnë.
Me banorët e 📍 Romanatit, pjesë e Njësisë Administrative Rrashbull, diskutuam mbi nevojat e këtij komunitetit të cilët kryesisht e kanë të lidhur jetën e tyre të përditshme me sektorin e bujqësisë.
Ndaj në fokusin tonë mbetet zhvillimi i mëtejshëm i zonave rurale, nëpërmjet fuqizimit edhe të subjekteve të agroturizmit, për ti dhënë një hov të ri zhvillimor këtyre njësive. ✅