Pas 19 vitesh në Kategorinë Superiore dhe 2 vitesh në Kupën e Shqipërisë, do të zhvillohet të shtunën në qytetin e Durrësit derbi i këtij qarku midis Erzenit, që si pritës i zhvillon ndeshjet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, dhe Teutës.
Ekipi Shijakas, në një gjendje të mirë pikësh nga dy ndeshjet e para, ku nuk ka pësuar asnjë gol, shkon për të ruajtur ecurinë pozitive, ndërkohë që ekipi i Teutës kërkon të gjejë fitoren e parë, e cila edhe pse shkon si mike, do të luaje në stadiumin e saj.
Në një prononcim zyrtar në rrjetet sociale, klubi i Erzenit njofton se po vijon përgatitjet intensive për sfidën e së shtunës nën urdhrat e trajnerëve dhe përgatitësit atletik me një grup të plotë lojtarësh, ku gjithashtu ftojnë tifozët e tyre t’i mbështesin masivisht.
Kjo do të jetë një ndeshje emocionuese për trajnerin Kapllani, i cili ndeshet për herëtë parë ndaj ekipit të qytetit të tij si trajner, ku më herët ka qenëprotagonist në suksesin e ekipit të moshave të Teutës.
Gjithashtu, ai do të ketë përballë të birin e tij, Dejvin. Mësohet se tifozët eErzenit do të udhëtojnë në Durrës të shumtë, por pa organizimultras, në shenjë respekti të miqësisë me tifozët e Teutës, ku herëpas here kanë mbështetur njëri-tjetrin në ndeshjet përkatëse tëekipeve të tyre.
Gjithashtu, të njëjtën gjë kanë lajmëruar dhetifozët e Teutës, ku do të jenë të pranishëm në të njëjtën tribunëme tifozët shijakas. Diçka e rrallë kjo në futboll, pasi siç dihet, nëndeshjet derbi midis tifozerive ka përplasje dhe ekziston një urrejtje historike.