Derbi i Italisë numër 183 në histori do të jetë ai mes dy skuadrave në skaje.

Interi i Inzagit që prezantohet në këtë ndeshje si skuadra me sulmin e dytë më të mirë të kampionatit dhe nga fitorja në shtesë kundër Jang Bojsit në Champions, ndërkohë që Juventusi është mbrojtja më e mirë e kampionatit, por që humbi ndaj Shtutgartit në Europë. Interesant është fakti që Interi e arriti fitoren në shtesë dhe Juvja humbi në shtesë. Në lojë është roli i antagonistit të Napolit që është gati për të nisur arratinë dhe për të përfituar nga dueli direkt mes dy skuadrave që kanë bërë histori në futbollin italian.

Nga kompanitë e basteve, Interi shihet si skuadra favorite në këtë ndeshje.