Juventus dhe Inter barazojnë 1-1 në derbin e Italisë, të luajtur në Torino. Bardhezinjtë e Allegrit dominuan në minutat e para, duke kërkuar me ngulm golin e epërsinë. Zikaltërit humbën topin pranë mesit të fushës në minutën e 27-të, aty përfitoi Chiesa që pas një sprinti futi topin në zonë, i cili u shfrytëzua në maksimum nga serbi, Dusan Vlahovic.

Zikaltërit u kundërpërgjigjën shumë shpejt, duke bërë që festa juventine të zgjaste pak. I zakonshmi Lautaro Martinez barazoi shifrat, në të 33-tën minutë. Në pjesën e dytë, skuadrat u kujdesën për të mos pësuar gol, në një sfidë kaq të rëndësishme.

Në fund pati minuta edhe për Kristjan Asllanin, i cilin nuk ia doli dot të shndërrohej në protagonist. Me këtë barazim, Inter mbetet i pari me 32 pikë, Juvja e dyta me dy pikë më pak.