Duhej të niste në 14.00 derbi mes Tiranës e Partizanit, finalja e Kupës së Shqipërisë U19, në “Qemal Stafa”. Megjithatë, starti i shty për rreth 20 minuta, për shkak të përleshjeve mes tifozerive ultras.

Në fakt, pakkush e priste që në stadium të kishte një prani të madhe tifozësh dhe masat e sigurisë nuk ishin maksimale, por kishin plane të tjera grupimet e tifozëve, që dëshironin të “lanin hesapet” me kundërshtarët pikërisht në derbin e 19­vjeçarëve.