Derbi i Milanos nuk është projektuar për të qenë vetëm një ndeshje për superemacinë e qytetit sepse këtë sezon i kalon kufijtë rajonalë. Me fitoren e kuqezinjve ndaj Genoas dhe ndalesën e zikaltërve në Torino, tashmë diferenca mes dy skuadrave është vetëm dy pikë dhe hija e MIlanit ka nisur të sillet sërish rreth ambjenteve të Interit pasi në lojë është një vend në Europë.
Derbi i Madonninas vjen në një moment vendimtar për fatet e të dyja skuadrave që tashmë me shumë mundësi i kanë dhënë lamtumirën ëndrrës Champions dhe duhet të kënaqen me Europa League. Barazimi i Torinos padyshim që ka lënë shenjë në “Appiano Gentile” sepsezona Champions largohet pothuajse për të mos u kthyer më në planet e skuadrës së Stefano Piolit.
Napoli por edhe Lazio kanë hedhur një hap më shumë, ndërsa Roma mbetet shumë larg dhe në këtë rast ndoshta Interi do të bënte mirë të ruante krahët sepse kushërinjtë nga i njëjti qytet i kanë idetë e qarta. Milani është ende në kërkim të trenit europian por një fitore në derbi do ta ndryshonte tërësisht situatën dhe duke parë dëshirën e trreguar nga skuadra e të rinjve të Montellas edhe goditja e madhe e kuqezinjve nuk do të ishte një surprizë në derbin e kthimit.
Takimi i 15 Prillit në “San Siro” është mbi të gjitha një ndeshje që mund të hedhë bazat e së ardhmes në të dyja kampet por mund të vendosë edhe për fatin e një prej trajnerëve. Pioli apo Montella? Të dy mbeten ende në provë sepse Europa është një objektiv i rëndësishëm për të dyja klubet, pavarësisht nëse bëhet fjalë për kupën me vëshë të mëdhenj apo Europa League që gjatë viteve të fundit e ka rritur stekën duke u bërë një kompeticion përherë e më spektakolar dhe i paparashikueshëm.