Nesër luhet ndeshja e shumëpritur e kampionatit italian, Milan-Inter. Atmosfera para derbit të Madoninës po ndjehet gjithnjë e më shumë në qytetin e Milanos, sidomos tani që “Djalli” është përforcuar me shumë blerje.
Një bukuroshe e cila ka menduar të “karikojë” futbollistët e trajnerit Vincenzo Montella është modelja me origjinë marokene, Mila Suarez. Ajo ka pozuar me bluzën kuqezi dhe foton e ka postuar në Instagram me fjalët “E kuqja e pasionit dhe e zeza e forcës”.
Nëse Mila nesër do të jetë në shkallët e stadiumit do të ishte edhe më mirë, por milanistët nuk ankohen. Me një fitore ndaj Interit gjithçka do të shkonte për mrekulli, qoftë edhe me një foto të dytë të 28-vjeçares.





