Derbi i parë i Italisë, Juventus-Inter, për sezonin 2019/2020 do të luhet në Kinë. Të dy klubet italiane kanë zbuluar programin veror dhe ndeshjet e International Champions Cup më etapën aziatike, ku spikat përplasje mes tyre më 24 korrik, në qytetin Zhang.

Juventusi, në fakt, do të debutojë në ICC me Tottenhamin, më 20 korrik, ndërsa Interi ndaj Manchester United më 21 korrik. Tjetër ndeshje e fiksuar tashmë për zikaltrit është ajo me Tottenhamin më 4 gusht. Në International Champions Cup do të marrin pjesë edhe Milani me Romën.

Etapa aziatike e Champions Cup është prezantuar nga përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse Fabrizio Ravanelli (Juventus), Francesco Toldo (Inter), Dëight Yorke (Manchester United) dhe Teddy Sheringham (Tottenham).