Tetë kartonë të kuq në një barazim pa gola në Copa Liverdatores. E ndërsa organizatorët e kompeticionit vendosën pezullimin e përkohshëm të ndeshjeve për shkak të frikës së përhapjesë së Coronavirusit, fundi i derbit mes dy skuadrave të qytetit brazilian, Porto Allegre, pati bilanc lufte.
Në përballjen e dytë të Grupit E, që u zhvillua në “Arena do Grêmio”, gjyqtari kryesor, argjentinasi Rapallini, u detyrua të nxirrte plot 8 kartonë të verdhë, për shkak të një sherri masiv.
Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, u larguan më të kuq Lucianio e Pepe të Gremies dhe Edenilson e Moises të Internaconal, ndërsa në kohën shtesë për miqtë u ndëshkuan po me të kuq Henrique e Miranda dhe për miqtë Cuesta e Praxedes.





