Segmenti dytësor rrugor Patos – Ballsh është bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme për shkak të rrëzimit të një autoboti me solar.

Rasti u regjistrua rreth orës 23:30 të së mërkurës, dhe derdhja e solarit në rrugë ka bërë që të shkaktojë vështirësi në qarkullim.

Forcat e policisë kanë ngritur postbllok për të ndaluar qarkullimin në këtë segment, ndërkohë që lëvizja e automjeteve të tjera po bëhet e kontrolluar nga uniformat blu.

Disa prej makinave kanë mbetur të bllokuara për orë të tëra.