Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka reaguar menjeherë pas peticionit të firmosur nga ana e banorëve së bashku me shqetësimin e tyre. Ky inspektorat ka dërguar grupin e inspektimit në këtë fabrikë, deklaroi kreyinspektore e Inspektoratit Shëndetësor në Durrës, Zhaneta Saliu.
“Është i drejtë shqetësimi që kanë ngritur banorët. Firma ngriti pretendimin se nuk ka infrastrukturë kanalizimesh në zonën e Spitallës. I jemi drejtuar bashkisë së Durrësit për këtë çështje”. Zonja Saliu pohon se shkarkimet sipas banorëve bëhen natën, ndërsa firma pretendon me dokumente se mbetjet i eksporton jashtë vendit.
Ndjekim reagimin e saj!
K.H.





