Një djalë në moshë të re ka humbur jetën në Gjirokastër në rrethana të paqarta. Mësohet se viktima u gjet i shtrirë i plagosur në rrugë në lagjen “Zinxhira”.
Ai ndërroi jetë teksa po transportohej në spital për ndihmë mjekësore.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave se si është plagosur i riu, i cili fatkeqësisht humbi edhe jetën.





