Ditën e djeshme policia zbarkoi në Elbasan, ku kreu arrestimin e Ardjan Çapjas, pas dyshimeve se ka organizuar dhe financuar vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit, babë e bir, në vitin 2012.

Ditën e sotme Çapja mësohet se është dërguar me urgjencë në spital për shkak të problemeve kardiake. Ai është dërguar në spital nën masa të rrepta sigurie, ku vijon të mbahet në ruajtje.

Ndërkohë që prokurori i çështjes ka këruar urdhër mbrojtje për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqet dosja në hetim.