Kaos dhe tension i madh te Rruga e Kombit. Ka nisur me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë në Rrugën e Kombit protesta e paralajmëruar sot. Uniformat blu janë qëlluar me gurë nga qytetarët që kanë dalë në tunelin e Kalimashit për të protestuar për tarifën e vendosur për makinat që do kalojnë në këtë rrugë.
Nga përplasja deri tani mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë të paktën 3 protestues.
Informacioni më i fundit është se janë dëmtuar edhe kompresorët e gazit të kondicionerëve teksa i është vendosur zjarri kabinave të vendosura për të mbledhur tarifën. Efektivët e FNSH dhe RENEA janë tërhequr, pasi ndërhyrja e tyre përkeqëson dhe acaron situatën.
“Deri në vdekje”, janë shprehur protestuesit se do e vazhdojnë protestën. Ata kanë kërkuar përfaqësues të Ministrisë së Transporteve aty që të dëgjojnë ankesat e tyre.





