Ervis Martinaj dhe historia e tij janë kthyer tashmë në vëmendje pas kontrolleve që policia kreu në banesën e tij në Fushë Kuqe.

Së fundi, gazetari Ferdinand Dervishaj tha gjatë një interviste në Abc neës, se drejtorë dhe nëndrejtorë të policisë në Tiranë kanë mbrojtur Martinajn.

“Në banesën e Martinajt kishte materiale të grupeve kriminale. Martinaj ndimohej nga shumë policë. Në armët e gjetura në banesën e tij mund të gjenden shenja gishtash. Kontrolli i banesës duhej të bëhej që në ditët kur familjarët e denoncuan të zhdukur. Duhet një hetim shumë i thelluar, në të gjitha bazat ku rrinte ky person, sepse i dinë ku janë të gjitha. Policia është një hap para gazetarëve, di më shumë informacion. Në gjithë këtë histori ka shumë gjëra të çuditshme. Ai nuk mbrohej vetëm nga grupe kriminale, por edhe nga policë. Niveli i personave të implikuar është drejtorë, nën-drejtorë të Tiranës. Ish-nëndrejtorë Tirane kanë qenë në shërbim të tij.Që t’i futesh lojërave të fatit në Shqipëri nuk duhet të jesh një njeri që vishesh me xhaketë dhe i thua mirmëngjes punonjësve. Duhet të jesh njeri shumë i egër. Ka pasur denoncime në fillim që kur dikush fitonte ky nuk i jepte lekët. Dikujt i ka djegur historia në këtë pjesë. Mund të jetë dhe politika në mes. Kush është ky njeri, nga ka ardhur, ku shkon fuqia e tij, kush janë grupet e ndihmojnë. Është parë si një njeri shumë i fuqishëm. Është përfolur edhe për influencë në media dhe ka pasur ndikim.”, tha ai.

Dervishi mendon se Martinaj është eleminuar nga kundërshtarët duke parë edhe reagimin e prindërve të tij.

“Është kapitull i mbyllur, Vis Martinaj është eleminuar nga kundërshtarët. Unë besoj se është një kapitull i mbyllur. E kanë eleminuar kundërshtarët. Ka disa ngjarje që duhet parë se çfarë ndodh më mbrapa. Unë dal në konkluzionin që është një kapitull i mbyllur sepse shoh reagimin e prindërve. Dalin në akuza të forta. Nëse ky njeri do ishte gjallë, nuk do kishim këtë sjellje të njerëzve të tij të afërm.”, theksoi ai.