Nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë alarm, tani mund të thuhet se është rikthyer qetësia: Thuram ka qenë duke u stërvitur me bashkëlojtarët e tij, kavilja e prekur gjatë Inter-Torino nuk po e shqetëson më. Mbrëmjen e së hënës ai do të jetë mes protagonistëve për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Francës dhe Belgjikës.

Lajm i mirë për Deschamps, por sigurisht edhe për Simone Inzaghin të cilit, tashmë i mbetet vetëm të besojmë në sensin e shëndoshë të trajnerit transalpin, me shpresën që ai të mos e “shtrydhë” shumë sulmuesin e tij, pas një jave stërvitje me frenat e dorës.

Ndaj Thuram ndoshta do të startojë kundër Belgjikës dhe rrjedhimisht edhe në rinisjen e Seria A nga zikaltrit me ndeshjen jashtë fushe në Olimpico kundër Romës.

Kështu, Inzaghi do të ketë sërish shërbim të plotë me lojtarin, që ishte në të gjitha aspektet sulmuesi i tij më i mirë në fillim të sezonit, i freskët nga ‘hat-trick’-u i tij kundër Torinos dhe në përgjithësi golashënuesi më i mirë i Interit me shtatë gola në total të shënuar.

Doza e energjisë, duke pasur parasysh që pas Romës në horizont është raundi i tretë i Champions League kundër Young Boys dhe më pas ‘derby d’Italia’ me Juven në San Siro, do të përfshijë në mënyrë të pashmangshme ato ndërrime, që deri tani kanë qenë konstante në sezonin zikaltër.