9 qershor 2015 – Trajneri i Francës Didier Deschamps ka mbetur shumë i zhgënyer nga paraqitja e skuadrës së tij në miqësoren ndaj Belgjikës që u zhvillua të dielën, ku “Gjelat” u mposhtën me rezultatin 4-3.

Në fakt në konferencën për shtyp pas ndeshjes Descamps ishte munduar t’i mbronte lojtarët e tij, mirëpo mediat franceze kanë zbuluar se në pushimin mes pjesëve, 46-vjeçari ka ngritur tonet duke i akuzuar futbollistët se nuk janë profesionistë. Deschamps u ka kujtuar të tijve se disa lojtarë në veçanti e kanë më shumë mendjen te stili i flokëve sesa te impenjimi në fushën e blertë.

Përfaqësuesja e Francës ka vijuar me intensitet përgatitijet për miqësoren me Shqipërinë, që do të zhvillohet të shtunën në Elbasan Arena, ndërsa Deschamps ka qenë më kërkues në stërvitje, për të shmangur një tjetër paraqitje të dobët ndaj kuqezinjve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/