16 nëntor 2014– Trajneri, Didier Deschamps foli për mediat vendase pas sfidës së Rennes ku kombëtarja franceze nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Shqipërisë. Tekniku i “Gjelave” u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, duke theksuar se Franca krijoi shumë raste për gol por nuk arriti të shënonte. Bëmë disa gabime dhe loja nuk ishte fluide. Shqipëria ra pak në nivel gjatë pjesës së dytë”, theksoi Deschamps, sipas të cilit, kjo ishte një miqësore që i lejoi të eksperimentonte me skuadrën e tij.
Trajneri francez kritikoi ekipin e tij për lojën, duke theksuar se lojtarët nuk duhet ta ulin ritmin, sidomos ndaj një skuadre si Shqipëria që pak muaj më parë mundi Portugalinë. Në këndvështrimin e Deschamps, Shqipëria nuk mund të konsiderohet një kombëtare e vogël tashmë. Ai e mbylli intervistën duke nënvizuar se Franca hodhi në fushë disa lojtarë të rinj dhe në ndeshjen me Shqipërinë gjërat u ndërlikuan edhe për shkak të dëmtimeve.





