Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të publikojë mesazhet dhe videot e dërguara nga ata që ai i quan qytetari dixhital.
Por duket se nganjëherë, meqë mesazhet dixhitale nuk kalojnë në filtrin e kontrollit paraprak, ish-kryeministri bie në grackë. Kështu ka ndodhur me postimin e sotëm, ku ai publikoi videon e dërguar nga qytetari dixhital, e ku sipas tij duket katastrofa mjedisore e fushës së grumbullimit të mbetjeve në Durrës.
“Nje miremengjesi nga Gjushi per Noriegen!
Shikoni videon se ku e ka katandisur Durresin piktori deshtak, Gjushi dhe pleh-qeveria e tij! Sb”, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.
Por video e publikuar nga Berisha nuk i përket aspak Durrësit, por gjendjes katastrofike të ndotjes së mjedisit në Republikën Domenikane, video e publikuar nga gjigandi amerikan CNN.





