Përfundoi në duart e një sharlatani, i cili u hoq për specialist, duke i injektuar “silikon” në pjesët që Apryl donte të ndryshonte.
Apryl Michelle Brown analizon gabimet e saj për shkak të peripecive që e çuan në buzë të varrit. 46 vjeçares iu prenë këmbët dhe krahët, pasi kishte marrë disa mjekime estetike.
Ajo donte të dukej me forma më të mira dhe të pasme të ngritura, por në vend të një gruaje të bukur, 46 vjeçarja me ngjyrë nga Los Angelos, nënë e dy fëmijëve bëri gabimin më të madh në jetë, duke iu drejtuar tregut të zi për të shpenzuar më pak.
Përfundoi në duart e një sharlatani, i cili u hoq për specialist, duke i injektuar “silikon” në pjesët që Apryl donte të ndryshonte.
Por si rezultat i kësaj gruaja kaloi katër vite e shtruar në spital, dhe si rrjedhojë e një infeksioni të rëndë u bllokua qarkullimi i gjakut në duar dhe këmbë, duke e bërë të domosdoshme prerjen e këmbëve dhe duarve, por ajo vijon të jetë gjallë për mrekulli.
“Nuk mund të mërzitem me askënd, përveçse me veten time. Dua që eksperienca ime të njihet nga të gjithë për të shmangur viktima të tjera.
Femrat duhet ti njohin rreziqet që iu kanosen për hir të bukurisë. Nuk e dija se çfarë më priste, mendoja se injeksionet do më rregullonin pamjen.
Personi që mori përsipër ndërhyrjen time më siguroi se do përdorte silikon profesional, por në vend të tij përdori material plastik që përdorej në industri dhe jo në shëndetësi”, shprehet Apryl Michelle Brown, tashmë pa gjymtyrë.
Ajo tregon se menjëherë pas injeksioneve të para ndjeu disa shqetësime por nuk kishte kurajën që ti drejtohej një mjeku, ndërsa djegia sa vinte e shtohej.
Apryl shton se pësoi një reaksion alergjik të tmerrshëm, dhimbje të tmerrshme deri sa nga infeksionet e shumta, për të shpëtuar jetën përfundoi në prerjen e këmbëve dhe duarve.





