SHBA, 12 maj 2014 – Ka kaluar kohë nga vdekja e Michael Jackson. Në mbarë botën qarkullojnë detaje të parrëfyera të jetës së tij, të cilat e bëjnë edhe më mistike figurën e mbretit të muzikës pop.
Sipas librit biografik "Unmasked: The Final Years of Michael Jackson", shkruhet se Michael kishte një dëshirë të madhe që gjatë aktit seksual me meshkuj, të vishej si femër. “Ishte shumë i brishtë, por në shtrat shpërthente”, shprehet një prej ish të dashurve të tij. Biografi Ian Halperin bën me dije se Michael ka pasur histori me një kamarier në Hollywood dhe me një aspirant për t’u bërë aktor.
Për të plotësuar dëshirat e tij të çuditshme seksuale, këngëtari shkonte në një hotel anonim. Ndërkohë, infermierja e stafit mjekësor, 41 vjeçarja Kathryn Buschelle shprehet se Michael përdorte shumë ilaçe.
“Michael ishte i fiksuar pas trajtimit të kujdesshëm dhe përdorte përherë e më shumë qetësues për të eleminuar dhimbjen. Por kishte ditë gjatë të cilave e tepronte dhe pamja e tij të krijonte idenë se kishe të bëje me një zombie”,- thekson ajo.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





