SHBA, 6 gusht 2014 – Modeli Los Vin dëshiron të bëhet mashkulli më i famshëm në botë, madje “ëndërron” të ketë famën e të madhit Lenardo Da Vinçi.

Nuk bëhet fjalë që ta konkurojë për nga bukuria, por ai thjesht dëshiron të hyjë në histori , që e gjithë bota të flasë për të, njësoj si Da Vinçi apo Marlin Monroe.

Një mision i pamundur, duke marrë parasysh faktin se modeli, kërkon famë vetëm duke shkruar të gjithë trupin , madje edhe fytyrën me fjalë rastësore.

Gjithsesi, ky është vetëm fillimi, mbetet për tu parë se sa larg do të shkojë dhe sa i famshëm do të bëhet me këtë metodë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/