Dashuria e prindërve për fëmijët nuk ka kurrë mbarim. Panvarsisht rrethanave dhe situatave të ndryshme në jetë kjo dashuri nuk shteron. E kështu ka ndodhur dhe me personazhin që ishte i ftuar në emisioni e të dielës“E diela shqiptare” në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’.
Bëhet fjalë për një baba i cili ka 11 vite që nuk e ka parë vajzën e tij. Vetëm 4 ditë para trasmetimi të emisionit, Vasili e ka gjetur të bijën në Facebook, por reagimi i saj e trishtoi më shumë atë.
'Babain tim e kam këtu, ty nuk të njoh', kish qenë përgjigja e saj për babain biologjik. I dëshpëruar dhe me lot në sy, ai iu drejtua Të Dielës Shqiptare për t'u kërkuar gjyshërve të saj nga nëna, që t'i lejonin të shihte të bijën.
Një konfilkt i krijuar mes bashkëshortes dhe prindërve të Vasitil, e kishte detyryar bashkëshorten të largohej në Greqi së bashku me vajzën dhe që nga ajo ditë ata nuk kishin më kontakte me njëri-tjetrin.
Me kalimin e viteve të dy bashkëshortët kishin rindërtuar jetën e tyre. Vasili edhe pse tashëm kishte një djalë, boshllëkun e vazjës së madhe askush nuk e ka zënë.
'Nuk dua t'i prish jetën as sime shoqeje, as sime bije', u tha ai me lot në sy ish-vjehrrëve të tij, 'Dua thjesht ta shoh time bijë, edhe 1 herë në jetë' .
Gjatë emisionit kërkesa e tij konsistonte vetëm në takimin e tij me të bijën dhe asgje më shumë.
Pasi ata pranuan, Vasilit nuk i besohej saqë, u shkreh në lot në krah të moderatorit Ardit Gjebrea. 'Ne jemi dakord', thanë prindërit e ish-gruas së tij, 'Do të ikim bashkë në Greqi, për të parë vajzën'.