Është ndjenjë shumë e keqe ta kalosh natën duke u munduar të flesh, ndonjëherë ndjehesh sikur sa më i lodhur të jesh, aq më pak mund të flesh.
Nëse e keni problem të bini ose të qëndroni në gjumë, shtimi i disa gjërave në dietën tuaj mund të luftojë këtë problem.
Këto janë ushqimet që mund t’ju ndihmojnë:
Agrumet parandalojnë zgjimin e hershëm
Nëse keni tendencë të zgjoheni herët dhe atëherë nuk mund të riktheheni në gjumë, duke shijuar disa agrume gjatë ditës (të tilla si një portokall ose gjysmë grejpfrut) mund të shtoni deri në 60 minuta gjumë të pandërprerë.
Tërshëra qetëson një tru tepër aktiv
Ndjeheni sikur ju hidheni dhe ktheheni gjithë natën sepse truri juaj është i zënë duke planifikuar detyrat e nesërme? Hani 1 gotë me tërshërë çdo ditë, kjo mund të ndihmojë duke zvogëluar rrezikun tuaj për një tru tepër aktiv dhe gjumë të shqetësuar, deri me 50 për qind në një javë, thonë studiuesit kanadezë.