Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që pajisen me vizë turistike që të mos e keqpërdorin atë, pasi do të kenë penalitete.

Bëhet me dije se keqpërdorimi i saj si për shembull qëndrimi përtej afatit mund të bëjë që të mos pajiseni kurrë me një vizë amerikane

Njoftimi i ambasadës

Ju uroj një të enjte të këndshme! Uroj të jeni duke bërë plane të mrekullueshme për pushimet verore! Një kujtesë përpara se të udhëtoni: respektoni kushtet e vizës tuaj amerikane.

Të punosh me një vizë turistike, apo të qëndrosh më tepër nga sa jeni autorizuar konsiderohet keqpërdorim i vizës, siç është edhe qëndrimi përtej afatit të autorizuar në Programin Veror të Punësimit.

Keqpërdorimi i vizës ka pasoja të rënda – ju mund të mos keni më të drejtë që të udhëtoni përsëri në SHBA. Ju uroj udhëtime verore të mbara dhe të gëzueshme! Mirëpres pyetjet tuaja!