Padyshim që Turqia mbetet një ndër destinacionet më të preferuara të shqiptarve për udhëtime.
Në një njoftim në rrjetin social “Facebook” bëhet me dije se duke filluar nga data 31 maj (dita e hënë) nuk duhet të kryejnë test PCR, të gjithë ata pasagjerë që vërtetojnë se janë vaksinuar 14 ditë para hyrjes në Turqi, dhe ata pasagjerë që vërtetojnë me anë të një dokumenti se e kanë kaluar Covidin në 6 muajt e fundit.
Ndërsa për pasagjerët që nuk janë vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar Covid gjatë 6 muajve të fundit, duhet të kryejnë testin e PCR 72 orë para nisjes ose testin e shpejtë antigjen 48 orë përpara fluturimit.





